Për profesionistët
Më shumë klientë.
Më pak përpjekje.
Listoni shërbimet tuaja, merrni kërkesa nga klientë të verifikuar dhe ndërtoni reputacionin tuaj në platformën më të re shqiptare.
Instalim çezme + bojler
“Punë e shkëlqyer. Shumë profesional.”
Pa pagesë mujore
Krijo profilin, listo shërbimet, merr kontakte. Pa abonime, pa kosto fikse.
0% komision platforme
Çmimi që ofron është çmimi që merr. Gjej Pro nuk mban përqindje nga puna juaj.
Klientë seriozë
Çdo klient verifikon emailin para se të kontaktojë. Pa numra të rremë, pa kohë të humbur.
E vërteta për komisionet
Mbani 100% të çdo pune.
Platformat e tjera marrin deri në 20% nga çmimi i çdo pune. Në një muaj me 2,000 € të ardhura, kjo do të thotë 400 € të humbura. Në një vit: 4,800 €.
Gjej Pro merr 0%nga vlera e punës. Pa pagesa mujore. Pa tarifa të fshehura. Pa “premium plan” që dyfishon shikueshmërinë tuaj.
Kur vjen aplikacioni, pagesat online do të bëhen drejt klient → profesionist, brenda platformës. Pa komision Gjej Pro, vetëm tarifa standarde e procesorit të kartës.
Komision nga çdo punë
Komision platforme
Si funksionon
Nga regjistrimi tek puna e parë.
- 1
Krijoni profilin tuaj
Përshkruani eksperiencën, shtoni shërbimet që ofroni, caktoni zonat ku punoni. 5 minuta total.
- 2
Shihni kërkesat e hapura
Filtroni sipas kategorisë dhe qytetit. Shfaqen automatikisht kërkesat që përshtaten me profilin tuaj.
- 3
Dorëzoni ofertën
Çmim, mesazh personal, kohë e propozuar. Klienti shikon dhe vendos.
- 4
Punoni dhe ndërtoni reputacionin
Çdo punë e mirë sjell një vlerësim. Sa më shumë vlerësime 5★, aq më shumë punë në të ardhmen.
