Gjej Pro

Rreth nesh

Profesionistë për ju.
Që në vitin 2021.

Gjej Pro lindi nga një ide e thjeshtë: të gjithë meritojnë qasje të lehtë te mjeshtra të besueshëm. Po ndërtojmë një platformë që lidh familjet shqiptare me profesionistët e duhur, pa stres dhe pa angazhime të fshehura. Falas për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, në gjithë globin.

Misioni ynë

Të bëjmë gjetjen e një profesionisti të mirë po aq të thjeshtë sa porositja e një kafe. Çdo klient meriton transparencë në çmime, vlerësime reale, dhe mundësi për të krahasuar para se të vendosë.

Vizioni ynë

Të jemi platforma më e besueshme në Shqipëri për shërbimet në shtëpi e biznes, dhe pastaj ta zgjerojmë këtë model në të gjithë rajonin, duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar.

Vlerat tona

Transparencë

Pa komisione të fshehura. Çmimi që paguani është çmimi që ofron profesionisti.

Besueshmëri

Çdo profesionist verifikohet para se të lejohet të dorëzojë oferta. Identitet, kompani, dokumente: gjithçka kontrollohet.

Cilësi

Vlerësimet e vërteta nga klientët e mëparshëm janë guri themeltar i platformës. Pa fake reviews.

Komuniteti

Ne nuk jemi thjesht një teknologji. Jemi pjesë e komunitetit shqiptar dhe punojmë çdo ditë për ta bërë atë më të mirë.

Bëhuni pjesë e Gjej Pro

Si klient apo si profesionist, krijoni llogarinë tuaj në pak minuta dhe filloni.